Historiku

GOGAJ AG

ÇDO GJË PËR SHTËPINË TUAJ!

Kompania Gogaj AG u themelua në vitin 1991 nga z. Isuf Cacaj, si një biznesmen shumë i ri, por me vizion të qartë për të ardhmen e biznesit të tij.

Në fillim kompania u përqendrua më shumë në shitjen me shumicë të pijëve jo-alkoolike dhe alkoolike. Këtë veprimtari e vazhdojë deri në vitin 1998, ku u ndërpre veprimtaria e biznesit për shkak të situatës politike në vend.

Gjatë dhe pas trazirave të vitit 1999 në Kosovë kjo kompani u shkatërrua terësisht.

Duke e parë nevojën e madhe që Kosova e shkatërruar nga lufta të rindërtohet dhe gjithashtu duke I marrë parasyshë kërkesat e mëdha të tregut në fushën e ndërtimtarisë, kompania jonë u përqendrua në importin dhe shitjen e artikujve të ndryshëm, duke rritur gamën dhe asortimanin në menyrë të vazhdueshme në tregun e Kosovës nga tregu Europian.

Tani kjo kompani është elitë në tërë tregun e Kosovës, ka më shumë se 150 të punësuar të rregullt dhe një numër të konsiderushëm të punësuarëve të tjerë sezonal.

Si kompani lider në ofrimin e të gjitha produkteve shtëpiake përfshinë: 45,000 artikuj, 3000 m2 qendër e shitjes me pakicë në qendër të Decanit, 5000 m2 depo (logjistikë).

Kompania jonë bënë distribuimin e 61 brendeve regjionale dhe Europiane, ka 180 partner ndërkombëtarë, mbi 840 partner vendorë, duke e mbuluar kështu tërë territorin e Kosovës.

Vizioni i kësaj kompanie Kosovare është që: me shpejtësi, saktësi, produkte cilësore dhe çmime të lira, të jetë çdo herë në shërbim të konsumatorit